SATIRË/ Erion mos e ngri kokën kur je i dhj…!

SATIRË/ Erion mos e ngri kokën kur je i dhj…!

299
0
Shares


Erion Veliaj në kohën
 

protestave të Lëvizjes “Mjaft”

Erion Veliaj në tentativë për të justifikuar zbythjen e tij nga rritja e taksave ka tentuar të përbaltë protestuesit që prej ditësh i kanë kërkuar rishikimin e detyrimeve vendore.
“Në protestë kishte edhe nga ata që duan të bëhen deputetë”.
Me këtë deklaratë Veliaj “ia futi vetes”.
Për më tepër, në këtë tentativë për të ironizuar lëshon ndonjë batutë, por tingëllon si te ajo fabula, “mos e ngri kokën kur je i dhj…”.
Pse…?!
Sepse karriera e tij, deri në katapultimin në politikë, përjashto shitjen e fiqve, nuk njeh ndonjë punë tjetër për atë, veç “protestues me mëditje” nën logot “Mjaft” e “G 99”. Pas këtyre protestave, paaftësia dhe dështimi në zgjedhjet e vitit 2005, si G99-ëist, nuk ishin pengesë, por çelësi që i hapën rrugët e karrierës në politikë, fillimisht duke “u emëruar” deputet prej Edi Ramës e më pas ministër dhe sot, kryetar bashkie…
Biles… biles edhe “paaftësinë”  dhe “dështimin” e tij për tu martuar, ia mori përsipër mamaja e cila ia pagoi dasmat në kalatë e Prezës e Gjirokastrës, me kursimet e saj e shkreta…
Pas kësaj, çdo protestuesi pa rrogë, ndryshe nga Erion Veliaj, që “paguhej” nga ambasada të huaja për protesta deri edhe me vezë (për të cilat në qoftë se do ti besojmë Kastriot Myftarajn, “i blinte” nga 70 euro kokrra, ndaj edhe “vodhi” lapt-topin e vetë), arsye të vetme për të protestuar kanë karrierën politike… dhe jo “bukën e gojës” të tyren e fëmijëve…, që Erion Veliaj po ua rrëmben, nën pretekstin se me tavolinat që nxjerrin ata në hapësirat publike, ulen perversë që ngacmojnë vajzat e gratë…
Dhe jo vetëm kaq, por sot i duket punë “e keqe” protesta e atyre që mundohen të shesin diçka, për ca të ardhura për familjet e tyre…
Sigurisht ata protestues, jo të gjithë shesin fiq, që të kenë një karrierë “të ndritur” si Erion Veliaj. Por kjo nuk përbën kusht që ata nuk duhet të protestojnë, pse Erion Veliaj “ka frikë” se ata duan të bëhen deputetë.
Kjo nuk përbën as domosdoshmëri që Erion Veliaj për të “zbehur” zbythjen e tij nga rritja e taksave, hedh baltë andej këndej… Ndaj rikthehemi te fabula, “mos e ngri kokën kur je i dhj…”.

Artur Bego

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY