Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati zhvilli një vizitë në Uashington. Kreu i diplomacisë shqiptare, gjatë kësaj vizite dha edhe një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Ajo që ra në sy gjatë kësaj interviste ishte “fati i mirë” që “Zëri i Amerikës” i kishte rezervuar Ditmir Bushatit, duke ia kursyer “kryqëzimin”, sikurse ua ka “punuar” dy Ilirëve shqiptarë, Metës në fundvitin e kaluar dhe Beqjat vetëm pak ditë më parë.
Bisedia me Ilir Ikonomin ishte e qete. Gjatë kësaj bisede ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se, Shqipëria as do t’i hapë por as do t’i mbyllë kufijtë në rastin e një vërshimi refugjatësh nga Lindja e Mesme.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Bushati pati bisedime në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ishte i ftuar në disa diskutime, mes të tjerash në Institutin Brookings në Uashington. Ai foli për marrëdhëniet me SHBA, masat e Shqipërisë për të përballuar një valë të mundshme refugjatësh, ndikimin rus në Ballkan dhe çështje të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/