Kreu i Kuvendit Ilir Meta, është “zgjuar” dhe ka zbritur nga udhëtimi i gjatë e i lodhshëm me avion…, në tokë.
Dhe menjëherë është bërë pjesë e rrjedhës politike…Natyrisht nuk mungojnë ngjarje e djeshme në parlament, për të cilat Meta ka reaguar sot. Kryeparlamentari ka deklaruar se duhet të marrë fund çdo përpjekje për të nxitur akte të tilla.
“Kuvendi të funksionojë me frymë përgjegjshmërie. Aktorët politike të fokusohen te reformat. Të mos ecim me paragjykime dhe ultimatume. Duhet dhen fund konflikteve artificiale, duhet frymë tjetër. Të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit. Qytetarët nuk i meritojnë”.
Duke i dëgjuar “nga jashtë” këto deklarata tingëllojnë si “të pjekura”, por kur kujtesa të çon dhjetë vjet më parë, kupton se Ilir Meta, jo se ishte 10 vjet më “i papjekur”, por se atëherë e kuptonte ndryshe “përgjegjshmërinë” në Kuvend, duke ju ofruar qytetarëve edhe “një shfaqje të merituar”…, ndoshta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












