Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për të diskutuar qëndrimin e kësaj force politike pas seancës së djeshme plenare.
Burime brenda grupit, thanë se “PD do të kërkojë masë disiplinore ndaj kryeministrit
Edi Rama për fyerjet ndaj deputetëve demokratë dhe deputetit
Erion Braçe”.
Një ditë më parë, deputetët demokratë bllokuan punimet e Kuvendit, duke u shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin e seancave parlamentare, deri në zbatimin e dekriminalizimit.
Vetë ish-kryeministri Sali Berisha, dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve janë shprehur se në këto kushte kanë menduar edhe dorëzimin e mandatit të deputetit. Sipas tyre, “nuk mund të qëndrohet në një sallë me krimin”.
Pas ngjarjeve të djeshme në seancën parlamentare, grupi parlamentar i PS i ka kërkuar Byrosë së Kuvendit që të përjashtojë 3 deputetët demokratë që qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












