Basha: Gojëflliquri kryetar i banditëve nuk pranon largimin e deputetëve vrasës nga Kuvendi

Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar në përfundim të mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të PD-së, bojkotin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare nga deputetët demokratë. Ky vendim sipas Bashës vjen pas kundërshtimit nga kreu i mazhorancës Edi Rama, të miratimit të ndryshimeve të ligjit të demkriminalizimit dhe nxjerrjeve të akteve nënligjore që mundëson largimin nga Parlamenti të deputetëve vrasës.
Lulzim Basha ka konfirmuar edhe depozitimin e kërkesës për largimin e Edi Ramës për 10 ditë nga Parlamenti për fjalorin e tij fyes e denigrues.
Sipas Bashës, goditjen me vezë,  e provokoi dhe promovoi vetë kryeministri Edi Rama.
“Kryeministri provokoi dhe promovoi goditjen me vezë. PD vendos të bojkotojë mbledhjet e komisioneve parlamentare. Plotësimi i zgjidhjes që kemi ofruar, dhënies fund këtij provokimi, largimin me ligj të deputetëve që plagosin e vrasin, të mos bllokohet në parlament. I vetmi që nuk e pranon këtë zgjidhje është gojëflliquri që e sheh veten si kryetar të banditëve dhe që solli Armando Prengën  e Arben Ndokën në parlament”, u shpreh midis të tjerave kreu i PD-së Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...