Gjiri i Lalëzit, “Citroen”-i përplaset me murin, vdes drejtuesja 27-vjeçare, rëndë një djalë

Shares

Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit – Maminas të fshatit Rubjekë.
Policia bën me dije se një mjet “Citroen” është përplasur me murin rrethues të një shtëpie duke shkaktuar vdekjen e drejtueses së mjetit, një 27-vjeçare me iniciale M. F.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasja me iniciale M. F., banuese në Babrru ishte drejtuesja e mjetit të tipit “Citroen” me targa AA 887 EE.
Së bashku me të ka qenë edhe shtetasi A. I. 30 vjeç, banues në Tiranë i cili mësohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...