Protesta e sotme
Banorët te zona e stacionit të trenit në Tiranë, që preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, kanë zhvilluar sot një protestë, pasi pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë kompensim për shembjen e banesave të tyre. Banorët kanë deklaruar se nuk janë dakord edhe me çmimin e shpronësimeve.
Banorët thonë se fadromat kanë nisur punën për shembjen e shtëpive, por ata nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Banorët paralajmërojnë se do t’i përshkallëzojnë protestat dhe nuk do të lejojnë shembjen e banesave, pa u dëmshpërblyer.
Banorët pretendojnë se nuk janë lajmëruar, dhe nuk janë janë kaluar paratë në llogaritë bankare për shembjen e godinave.
Po ashtu ata kanë deklaruar se afati që i ishte lënë banorëve për t’u larguar nuk ka qenë i mjaftueshëm.
Ndërkohë një familje e cila preket nga zgjatimi i bulevardit ka kundërshtuar me forcë, policinë duke mos lejuar të futen në banesë, ku ndodhen edhe 3 gra të cilat kanë kërcënuar me thikë policinë. Ndërkohë një tjetër kryefamiljar kërcënon me vetëvrasje.
Është dashur ndërhyrja e policisë, për neutralizimin e banorëve rezistues, duke i nxjerrë forcërisht nga shtëpitë e tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/