AKU urdhëron: Brenda 24 orëve të hiqen nga qarkullimi çokollatat “Mars” dhe...

AKU urdhëron: Brenda 24 orëve të hiqen nga qarkullimi çokollatat “Mars” dhe “Snickers”

115
0
Shares

Alarmi mbërrin edhe në Shqipëri për çokollatat “Mars”, “Snickers” dhe “Milky Way”.
Pas lajmit të publikuar nga mediat ndërkombëtare se kompania do tërhiqte nga tregu të gjitha këto lloj çokollatash edhe Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU) ka bërë thirrje që të hiqen nga tregu shqiptar çokollatat “Mars”, “Snickers” dhe “Milky Way” që kanë datë skadence qershor 2016-janar 2017.
Sipas AKU-së, këto çokollata duhet të nxirren nga supermarketet brenda 24 orësh, pasi vetë kompania amerikane ka bërë thirrje që të mos konsumohen dhe se do t’i tërheqë nga tregu, thuhet në njoftimin për shtyp.
Bashkë me Shqipërinë, kompania tha dy ditë më parë se ishin 50 vende që duhet të tërhiqnin nga tregu këto çokollata.
Grupi i punës i ngritur nga AJY do bëjë verifikime tek distributori në Shqipëri.
Alarmi erdhi pasi konsumatorët kishin raportuar se brenda çokollatave kishin gjetur copa plastike të kuqe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY