PROJEKTLIGJET/ PD depoziton në Kuvend dy iniciativa, për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore

Shares

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend dy iniciativa ligjore për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore parlamentare.

Propozimi për dekriminalizimin
, parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.

Propozimi tjetër për komisionet hetimore
pamundëson bllokimin nga mazhoranca të punës së këtyre komisioneve përmes mospranisë së anëtarëve të mazhorancës, siç ka ndodhur deri tani në rastet e Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve dhe Komisionit Hetimor për Emërimet në Administratën Publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...