PD nuk pranon Parlament në mëshirën e Prengës, Rama të heqë dorë nga loja kukafshehtas

Shares

PD e ka cilësuar sonte truk vetëpezullimin e Armando Prengës, që ka synim të justifikojë bllokimin e nismës ligjore të PD për amendimin e ligjit të dekriminalizimit. Sipas PD-së, nuk mund të pranohet një Parlament në mëshirën e Armando Prengës, një plaçkitës vilash që Edi Rama e solli në Parlament.
PD apelon që Rama të heqë dorë nga kjo lojë kukafshetasi dhe të pranojë e votojë aktet e dekriminalizimit.
“Me dorën dhe mendjen e Edi Ramës mercenari i tij bandit dhe përgjakës i qytetarëve të Laçit njoftoi sonte në mbrëmje në një letër “vetëpezullimin”. Partia Demokratike refuzon me përbuzje këtë truk të ulët që ka për synim të justifikojë bllokimin e nismës ligjore të PD për amendimin e ligjit të dekriminalizimit. Opozita dhe qytetaret shqiptarët nuk mund të pranojnë kurrë një parlament në mëshirën e premtimeve të Armando Prengës.  Zero vlere ka sot përbetimi i këtij plaçkitësi vilash në Itali që Edi Rama e solli në Parlament për dhunë dhe kanosje, që e shpërbleu me Lagunën e Patokut dhe që e nxori nga qelia ku përfundoi pasi përgjaku bashkëqytetarët e tij në komisariatin e Laçit për ta ripërdorur sërish. Edi Rama duhet të miratojë nesër ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit që i hapin rrugë pezullimit ligjor të Armando Prengës nga parlamenti dhe paketën e akteve të tjera që opozita depozitoi në Kuvend. Bllokimi i kësaj nisme ligjore vetëm do të konfirmojë lojën kukafshehtas të Edi Ramës me Prengën dhe do të rezultojë në aksionin e paralajmëruar opozitar të bllokimit të funksionimit të Kuvendit”, thuhet në deklaratën e sotme të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...