Librazhd, 13-vjeçari i nxitur nga vëllai djeg shtëpinë e bashkëfshatarit

Shares

Një fëmijë 13 vjeç, i nxitur nga vëllai i tij më i madh, i ka vënë flakën banesë së bashkëfshatarit të tij.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dardhë, Librazhd.  Sipas burimeve të policisë vendore, mësohet se A. M., 30  vjeç, banues në fshatin Dardhë Librazhd, gjatë një konflikti për motive pronësie,  ka shtyrë vëllanë e tij të vogël, K. L., 13 vjeç për ti vënë zjarrin banesës  në pronësi  ë shtetasit  S. H., 54   vjeç, banues edhe ai në fshatin Dardhë, Librazhd.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës për të shuar zjarrin por shtetasi A. M., ka   penguar  shërbimin zjarrfikës në shuarjen e flakëve.
Në momentin e rënies së zjarrit banesa ka qenë e pabanuar dhe zjarri ka shkaktuar vetëm dëme  materiale.
Nga ana e policisë po punohet për kapjen e A. M., dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së  zjarrit.
Të njëjta burime të policisë vendore saktësojnë se për A. M., materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtyrja e të miturit në krim” dhe  “Kundërshtimi  i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim  publik”, parashikuar  nga  nenet   129  dhe  235  të  Kodit  Penal.  
Po kështu, për të miturin K. L., materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...