Foto, policia në vendin e ngjarjes
Një person i cili është plagosur me armë zjarri është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës rreth orës 11:00 të ditës së sotme.
Burime të policisë vendore bënë ët ditur se i plagosuri është Land Ndoka 56 vjeç, biznesmen nga Mirdita. Sipas të njëjtave burime mësohet se, Land Ndoka ishte duke lëvizur me automjetin e tij BMË X5 në Ishull të Lezhës kur është qëlluar me kallashnikov nga persona të paidentifikuar.
Ai ka marrë një plumb në kokë dhe është gjendje të rëndë në Spitalin e Lezhës. Pistat e para ku po hetohet nga policia është hakmarrja ose grindja e momentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












