Armët dhe municionet e bllokuara
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Treshja Eccobet”, ndërsa ka sekuestruar 3 armë zjarri dhe 36 fishekë. Ndërkohë janë arrestuar në flagrancë edhe 3 persona, poseduesit e këtyre armëve dhe municioneve, Vasil Papa, Ergyst Murati dhe Klajdi Begaj.
Sipas njoftimeve zyrtare të policisë vendore, mësohet se shërbimet e Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, nëpërmjet të cilit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve për “Armëmbajtje pa leje” pasi, gjatë një kontrolli të ushtruar në lokalin e basteve sportive të quajtur “Eccobet” në lagjen “Pavarësia” (në pronësi të shtetasit, K. Ll), Strukturat e Policisë, kanë konstatuar se shtetasi, Vasil Papa, dispononte një armë zjarri (në brez) pistoletë të llojit “TT” model 54, 2 krehra me nga (7+6) fishekë plus 1 fishek tjetër i cili ndodhej në folenë e fishekut, duke paraqitur një rrezikshmëri të lartë për qytetarët. Gjithashtu, pranë një tavoline në të cilin po qëndronin, Klajdi Begaj dhe Ergyst Murati, u gjetën 2 armë zjarri të tjera (TT dhe Beretta), si dhe 2 krehra me 7 dhe 15 fishekë, të cilat ishin të fshehura në pjesën e dyshemesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Të arrestuar
1 – Vasil Papa, 32 vjeç, banues në Selenicë – Vlorë.
2 – Ergyst Murati, 27 vjeç, banues në Vlorë.
3 – Klajdi Begaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale
2 armë zjarri pistoletë të llojit “TT” model 54,
1 armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta”,
21 fishekë të kalibrit 6.72 mm,
15 fishekë të kalibrit 9 mm,
4 krehra të mbushura me fishekët e mësipërm,
6 aparate celularë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












