Durrës, treshja “ndërkombëtare” e trafikantëve, kapet me 550 mijë paketa kontrabandë

Shares

Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë finalizuar operacionin e koduar “Eklips”, dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre personave të cilët tentonin të transportonin paketa kontrabandë.
Të arrestuarit i përkasin tre shtetësive të ndryshme, maqedonas, turk dhe shqiptar.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacioneve të marra nga shërbimet homologe të huaja u ushtrua kontroll në kamionin me targa AA 679 KU dhe me trailer TR 0349 R, me drejtues shtetasin Ilir Dengu,  ku iu gjetën dhe iu sekuestruan 550  000 paketa të markës “Merhaba”.
Malli i sekuestruar ishte ngarkuar në Mal të Zi dhe nuk kishte dokumentacionin e rregullt dhe destinacion të përcaktuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”dhe”Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”parashikuar në nenin 172 dhe 149 të Kodit Penal.

Të arrestuar

•Irfan Ameti 46 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Tiranë;
•Gjuljen Sami 52 vjeç, lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni;
•Ilir Dengu 53 vjeç, banues në Tiranë.


Sekuestruar

•Rreth 550  000 paketa të markës “Merhaba”, me vlerë në tregun e lirë 154 000 000 lekë (të reja)
•Kamioni me targa AA 679 KU.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...