Denoncon PD: Rama i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia

Shares

Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, ka denoncuar lënien të lirë të administratorit socialist të Kaçinarit, i cili u kap me 420 kg drogë.
Sipas Alibeajt, ky është mekanizmi i kryeministrit Edi Rama, i cili i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia.

Deklarata e plotë e Enekelejd Alibeajt

enkelejd alibeaj 24 shkurt“Çdo ditë po shohim dëshmi tronditëse të drejtësisë nën urdhrat e Edi Ramës, të drejtësisë që ai dëshiron.
Pak ditë më parë, gjykata nxori nga burgu dhe la të lirë administratorin e Edi Ramës për Kaçinarin, Petrit Bardhi, i cili u kap me 420 kilogramë drogë.
Ky është mekanizmi që ka vënë në punë Rama në aleancën e tij me krimin. Fillimisht i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia.
E bëri këtë trafikant kryetar komune e më pas administrator, tani i jep dhe imunitet duke e lënë të lirë edhe pse shtëpinë e kishte mbushur me drogë dhe drogën e tregtonte në Greqi.
Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysmë tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë.
Me gjithë kërkesën e përsëritur për drejtësi të pavarur, me gjithë mesazhin e sekretarit Kerri i cili vlerësoi dekriminalizimin dhe tha se është model që duhet ndjekur, Edi Rama çdo ditë shkon në drejtim të kundërt.
Për këdo që ka më të voglin iluzion, Rama e ka bërë të qartë zgjedhjen e e tij. Nuk është zgjedhja e tij ligji, drejtësia dhe pastrimi nga krimi.
Zgjedhja e tij janë Ndoka, Cubi, Bardhi, Bushi, Roshi e Armando Prenga”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

GALLATA/ Arsyetimi qesharak, gjykata liron administratorin “rilindas” me dy emra
/web/GALLATA_Arsyetimi_qesharak_gjykata_liron_administratorin_rilindas_me_dy_emra_14553_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...