Bizneset e Tiranës janë mbledhur sot para bashkisë së qytetit për të protestuar kundër rritjes së taksave.
Në fjalimet e tyre pronarë të bizneseve duke denoncuar rritjen e taksave, sollën shembuj krahasues.
Një biznesmen i treguar “Çam”, tregoi se në kohën kur kryetar bashkie ishte Edi Rama, kanë paguar nga 2 milionë lekë për infrastrukturën e tregut, tani, sipas tij, Erion Veliaj kërkon nga 400 mijë lekë taks anë muaj.
Një tjetër biznesmen, u shpreh se nuk mund të rriten taksat me një të rënë të lapsit.
Ndërsa një tjetër tregtar, u shpreh se më të shtrenjta na shkojnë taksat ndaj biznesit se sa qiraja e ambienteve ku ushtrojmë aktivitetet.
Një protestues tjetër ka ironizuar, duke i kujtuar Erion Veliajt, se sa lekë do ti mbusheshin në xhep, pasi të paguante këto taksa, p të shiste fiq.
Arbër Çepani një personazh publik, pronar i një biznesi në Tiranë, ka ftuar bizneset e tjerë të mos paguajnë këto taksa, ndërsa ka ironizuar duke thënë se “në qoftë se hedhim një 1 mijë lekësh në ajër, për ‘kok’ a ‘pil’ do na bjerë në dorë një 200 lekësh”.
Në protestë e morën fjalën edhe shumë protestues të tjerë, ndërsa parulla mbizotëruese ishte “në nuk paguajmë”, apo “O Erion o hajdut, nuk i paguajmë taksat”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












