Shkodër, pushohet nga puna vdes nga infarkti babi i tre fëmijëve

Shares


Fot Ilistruese – Spitali i Shkodrës

 

Një tjetër rast i pushimit nga puna ka përfunduar në mënyrën më të keqe, me vdekjen e të pushuarit.
Ngjarja më e fundit e dhimshme ka ndodhur në Shkodër. Ferid Rama, 58 vjeç ka vdekur pas një goditje në zemër, ndërsa sapo ishte pushuar nga puna në OSHEE-në e Shkodrës, nga drejtori i ri i porsa emëruar, Xhevat Mllca, i cili ka paralajmëruar se do të largojë edhe 25 persona të tjerë nga puna.
Denoncimin e bën publik ish kryetarja e parlamentit, deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit në “Facebook”
jc“Te dashur miq.
Prej disa ditesh, nje qytetar( emrin e te cilit nuk do ta them) me shkruan se Drejtori i Oshee Shkoder. Xhevat Mollca ka paralajmeruar se do heq nga puna 25 vete.
Sot qytetari me niste kete sms:
( te cilin po e ndaj me ju)
‘Zj. Topalli nuk te tham dot as mirmengjes, dje i dhame lamtumiren e fundit nje kolegu nga Oshee Shkoder. Ishte Ferid Rama ,pesoj nji infrakt se e pushun nga puna dr i sapo emruar Xhevat Mollca .
Feridi nji 58 vjeqar me 37vite pune ne elektrik la gruan dhe 3 femije,Feridi nuk e kishte mendu vdekjen se nuk kishte kursy lek as per funeralin….
Sot jam ne pune pa Feridin …’

Ngushellimet me te thella familjes se Ferid Rames, tre femijeve dhe gruas se tij”.

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...