Artan Lame e Artan Shkrelit në një nga protestat për Parkun e Liqenit
“Atë që i kanë bërë Krujës shqiptarët, nuk ia bënë dot dy sulltanë bashkë”.
Kështu citohet sot te “gazeta Shqiptare” Artan Lame.
Dhe rrëfen pastaj se si këtë të diel kishte marrë rrugën e Krujës dhe na përcjell gjendjen emocionale dhe zhgënjimin e tij për atë që po i ndodh Krujës.
Shqetësimi i tij mund të jetë i ligjshëm, por nuk mjafton. Sepse në se i duhej një e diel për të shkuar në Krujë, për të dalë nga Kodrat e Liqenit, i mjaftojnë edhe 10 minuta, e të na krahasojë Erion Veliajn me sulltanin modern… Këtë e ka bërë edhe më herët, është shqetësuar deri edhe për shkurret që ishin vardisur te gardhi i Presidencës, mos të përmendim shqetësimin e dyfishtë me Artan Shkrelin dhe “kërcënimin” për mos prekjen e asnjë fije bari te Parku i Liqenit.
Por tani nuk ia mban të merret, jo me fijet e barit por me pemët e prera dhe betonizimin e Parkut të Liqenit, sepse aty nuk ka ndonjë emër si Apollon Baçe apo Aldo Bumçi “të inkriminuar”, apo edhe Bujar Nishani për shkurret e gardhit të Presidencës. Emrat te Parku i Liqenit janë Erion Veliaj dhe Edi Rama, me të cilët Artan Lame apo edhe Artan Shkreli, nuk ua mban të merren…, dhe ç’bëjnë, shkojnë në Krujë e “na mallëngjejnë”…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












