Protesta e opozitës, policia procedon Enno Bzdon shpall në kërkim 6 persona të tjerë

Shares

Policia e Tiranës ka referuar në prokurori dosjen në ngarkim të disa prej drejtuesve të protestës së djeshme të opozitës, kundër ndërtimit te Parku i Liqenit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur se, “më datë 22. 02. 2016, në kryeqytet në orën 09:30 nga subjekti politik  Partia Demokratike u zhvillua një protestë për moslejimin e ndërtimit të  këndit të lojërave në Parkun e madh të Tiranës.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u morën masat e nevojshme për mbarëvajtjen e protestës.
Protestuesit  u konfrontuan me Punonjësit e Policisë Bashkiake dhe të Policisë  së Shtetit duke i kundërshtuar fizikisht, më pas duke bërë thirrje për veprime te  dhunshme.
Protestuesit filluan të dëmtonin rrethimin e objektit në ndërtim si dhe kanë dëmtuar mjetet që ndodheshin në brendësi të objektit, mjete këto në pronësi të firmës ‘Kasel’”.
Nga ana e Policisë së Tiranës është arritur të bëhet identifikimi i personave përgjegjës.
Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkatërrim Prone”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal, ” Thirrje publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga  neni 223 i Kodit Penal si dhe ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga  neni 236 i Kodit Penal

Referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për:
• Enno Bozdo, 43 vjeç, banues në Tiranë, si përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës
• Suzana Dimushi, 37 vjeçe, banues në Tiranë
• Ergys Harkanaj, 39 vjeç, banues në Tiranë

Personat e ndaluar
● Petrit Fejzullai, 48 vjeç, banues në Tiranë.
● Hasan Molla, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Personat e shpallur në kërkim
• G. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë
• N. B., 49 vjeç, banues në Tiranë
• F. D., 21 vjeç, banues në Tiranë
• S. Rr., 28 vjeç, banues në Tiranë
• Xh. D., 72 vjeç, banues në Tiranë
• I. H., 26 vjeç, banues në Tiranë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...