Pogradec, tenton “të pushtojë” Rezidencën Qeveritare me një thikë, plagos edhe dy policë

Shares

Pogradec, Rezidenca Qeveritare

Specialistët e Seksionit për Krimet në komisariatin e Policisë së Pogradecit, arrestuan në flagrancë
Fatos  Afëzi, 48 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, dje ka tentuar të hyjë në ambientet e Rezidencës Qeveritare në lagjen nr. 1, në Pogradec, duke mbajtur në dorë një thikë.
Fatos Afëzi, ka kundërshtuar me dhunë  për shkak  të detyrës, dy punonjës të Policisë të Rendit, në momentin kur ata i kërkuan të dorëzojë thikën, duke iu shkaktuar atyre edhe dëmtime të lehta në duar,  me thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”  parashikuar   nga nenet   236/2  dhe  279  të  Kodit  Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...