Një nënë e re, e cila sapo kishte sjellë në jetë fëmijën e saj, është përdhunuar teksa ishte në terapi intensive në maternitet, vetëm disa orë pas një lindje traumatike që kishte pasur.
Akti i rëndë ka ndodhur në një maternitet në periferi të Nju Delhi, Indi, shkruan “Mirror”.
Videoja e spitalit, që ka policia, tregon të dyshuarin në korridoret e spitalit dhe në repartin e kujdesit intensiv, teksa kontrollon pacientët.
Ai thuhet të ketë hyrë në maternitet pasi gënjeu rojën duke u hequr si mjek dhe hyri rreth orës 3:30 të mëngjesit.
Policia ka nisur hetimet dhe po kërkon për autorin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












