Një operacion i sektorit Kundër Krimit Ekonomik dhe SHÇBA-së ka prangosur 10 efektivë të policisë së rendit dhe asaj bashkiake të Kamzës.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se janë prangosur 4 policë të Komisariatit nr. 5 në Tiranë dhe 6 policë inspektorë të INUV, Kamëz, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas të njëjtave të dhëna, mësohet se policët janë arrestuar në kuadër të një operacioni dhe hetimi katër mujor pasi dyshohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje në Kamëz.
Deri tani emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditura nga policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












