Kosova të premten në orën 11.00 zgjedh Presidentin e ri të saj

Shares

Presidenti i ri i Kosovës do të zgjidhet të premten. Votimi nga ana e deputetëve të kuvendit të Kosovës pritet të ndodhë në ora 11:00, kanë treguar burime të besueshme të Gazetës Express.
Të njëjtat burime, po ashtu, tregojnë se kreu i PDK-së, Hashim Thaçi nuk do të jetë kandidati i vetëm i koalicionit që do të futet në votim.
Kundër kandidat i Thaçit, formalisht, do të jetë Rafet Rama, nga e njëjta parti.
Hashim Thaçi, pritet që paraprakisht, ta dorëzojë edhe dorëheqjen e tij si udhëheqës i Partisë Demokratike të Kosovës, e pastaj të niset për në seancën e jashtëzakonshme që do të thirret për votim të Presidentit.

“Gazeta Express”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...