Gjykata e Lartë “dënon” Armando Prengën si “deputet” në Kuvend, Donald Lu e Romana Vlahutin shkojnë në Gjykatën e Lartë

Shares

Dy diplomatët në vendin tonë, ambasadori amerikan Donal Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin kanë zhvilluar sot një takim me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Zyrtarisht u tha se ky takim ishte në kuadrin e reformës në drejtësi, por jozyrtarisht mësohet se “vizita” e ambasadorëve në Gjykatën e Lartë lidhej me vendimin për lirimin e deputetit të PS-së, Armando Prenga.
Në këtë mënyrë, ndryshimi i masës së sigurisë nga Gjykata e Lartë për deputetin Armando Prenga, ndaj të cilit rëndojnë tre akuza, s’ka kaluar në heshtje jo vetëm nga opozita, por edhe nga ndërkombëtarët.
Mësohet se gjatë takimit ambasadorët Lu e Vlahutin i kanë shprehur shqetësimin e tyre kreut të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj deputetit Prenga.
Ndaj deputetit rëndojnë tre akuza të rënda: “Plagosje e lehtë me dashje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosjes”. Pavarësisht këtyre akuzave Gjykata e Lartë i hoqi arrestin me burg deputetit Armando Prenga.
Situata bëhet edhe më absurde, në rrethanat kur agresori, deputeti Prenga, është në gjendje të lirë, madje merr pjesë edhe në punimet e Kuvendit, ndërsa viktima, i plagosuri i familjes Çali ndodhet në qeli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...