Një shqiptar është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte për t’i shpëtuar policisë. Ngjarja ka ndodhur në Rostock, në Gjermani dhe ka protagonist një 21 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
N-TV raporton se shqiptari vendosi të hidhej kur punonjësit e Zyrës për Migracion dhe dy policë i shkuan për kontroll në banesë.
I riu 21 vjeçar kishte mbyllur derën me çelës dhe u hodh nga kati i gjashtë. Si pasojë e kësaj raportohet se ai ka pasur disa thyerje në këmbë, por nuk ishte në rrezik për jetën.
Sipas raporteve thuhet se policia gjermane kishte kërkuar atë për ta dëbuar nga Gjermania.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/