FOTO/ Projektet në infrastrukturë, bashkia Kamëz vijon lirimin e hapësirave publike

Shares

Prej tri javësh bashkia Kamëz vazhdon lirimin e hapësirave publike në njësinë administrative Paskuqan dhe konkretisht në Babrru-Qendër. Nisja e këtij aksioni nga ana e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor (IMTV) u paraprin projekteve të reja infrastrukturore që bashkia Kamëz këtë vit pritet të realizojë në Paskuqan.
Ndërhyrje nga ana e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Vendor janë bërë edhe përgjatë rrugës “Demokracia”, një segment rrugor i rëndësishëm ky që pritet të investohet këtë vit dhe do të ketë impakt për mijëra banorë të zonës. Përgjatë këtyre ditëve kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, ka ndjekur nga afër punën e strukturave përkatëse të bashkisë për lirimin e hapësirave publike në Babrru-Qendër.
kamez, hapesirat lirimi i tyre1Ky aksion që po zhvillohet këto ditë në bllokun e pallateve në Babrru-Qendër ka për qëllim hapjen e terrenit për të vijuar më pas me projektin e bashkisë, në qendër të të cilit është rikualifikimi urban i këtij blloku ndërtimesh. Për t’u theksuar është bashkëpunimi i banorëve të kësaj zone, të cilët e kanë mirëpritur këtë aksion. Madje ata kanë deklaruar se është hera e parë në 20 vjet që shteti, në këtë rast bashkia Kamëz, interesohet dhe vë dorë mbi infrastrukturën urbane, me qëllim për ta përmirësuar atë. Qytetarët kanë qenë të vetëdijshëm për lirimin e hapësirave publike, duke marrë pjesë në prishjen e ndërtimeve që kishin zënë këtë hapësirë. Në të njëjtën kohë ata kanë falënderuar kryebashkiakun Mziu për investimin që bashkia do të realizojë së shpejti.
kamez, hapesirat lirimi i tyre2Rikualifikimi urban i bllokut të ndërtimeve në Babrru-Qendër është ndër investimet e shumta të bashkisë Kamëz për vitin 2016 që do të realizohen në zonën e Paskuqanit. Rikualifikimi i këtij blloku është një projekt i cili do të ketë ndikim të gjerë social në komunitetin e banorëve të zonës. Krahas rehabilitimit të rrugës kryesore “Demokracia”, rikualifikimi i këtij blloku përbën një tjetër ndërhyrje të rëndësishme të bashkisë Kamëz me investime publike në Paskuqan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...