PD ka dorëzuar zyrtarisht në Parlament aktet nënligjore për dekriminalizimin. Aktet janë hartuar nga ekspertët demokratë, ndërsa i janë përcjellë Kuvendit, ku pritet që të merret edhe mendimi i mazhorancës e më pas të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe Mandateve.
Këtë fakt e konfirmoi në studion e Ora News, eksperti i PD për reformën në drejtësi Enkelejd Alibeaj.
“Po, përfaqësues të opozitës janë marrë dhe e kanë shkruar dhe kanë e kanë depozituar në Parlament për tu miratuar”.
Pjesë e këtyre akteve janë edhe dy formularët, përmbajtjen e së cilëve e shpjegoi Endejd Alibeaj.
Formulari i parë është ai i vetëdeklarimit që duhet të plotësojë çdo funksionar publik.
Formulari i dytë është ai që një kryetar partie mund të plotësojë për t’ia dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së funksionarit publik në rastet kur ka indicie se nuk është deklaruar e vërteta.
“Formulari i vetëdeklarimit përmban të gjitha ato të dhëna, ato shkaqe për të cilat një person pretendon të kandidojë për tu zgjedhur apo për tu emëruar në një nga funksionet e larta shtetërore, ose një person i cili tashmë është në detyrë, ushtrim e sipër do të duhet të vetëdeklarojë të gjitha shkaqet për të cilat ai nuk meriton të jetë më”, sqaron Alibeaj.
Votimi në Kuvend ditën e enjte të këtyre akteve nënligjore është dhe një ndër kushtet e PD për të rishikuar marrëdhënien me Parlamentin.
“Është po përsëri opozita ajo, e cila jo vetëm ja ka kërkuar të enjte të miratohet vendimi, por është opozita ajo e cila ka bërë hapin e parë për ta shkruar vendimin. Ky është piku i momentit politik ku duhet bërë, jo mundet, duhet bërë kapërcimi i madh politik me çfarë do kostoje, qoftë edhe me ndërprerje të jetës formale parlamentare në këtë vend. Ky është distancim, çdo deputet që ka pak cipë do të duhet ti largohet atij vendi si djalli nga temjani”, u shpreh më tej Alibeaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













