Rikthimi i Armando Prengës në Kuvend, ka bërë që deputetët e PD-së të bojkotojnë mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Ky vendim ka ardhur pas mbledhjes s mbrëmshme të grupit parlamentar demokrat.
Rikthimi i Armando Prengës në parlament ka qenë temë diskutimi në këtë mbledhje jashtë radhe të grupit parlamentar të PD, të thirrur mbrëmjen e djeshme. PD kundërshton ashpër rikthimin e Prengës në Kuvend, pasi sipas saj, ai është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Sipas PD është e patolerueshme që gjykata e ka lënë Armando Prengën me masën detyrim paraqitje, pasi ai ka qëlluar me armë brenda në komisariat.
Në këtë mbledhje u diskutua një ndër opsionet që është diskutuar nga një pjesë e mirë e deputetëve demokratë në mbledhjen e grupit, bojkoti i parlamentit, pas rikthimit të Armando Prengës si deputet.
Pritet që mesditën e sotme, grupi parlamentar i PD-së të zhvillojë një tjetër mbledhje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











