Presioni dhomave të Tregtisë, tërhiqen deputetët kërkojnë më shumë kohë për projektligjin

Shares

Sot Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi me dhomat vendase dhe  të huaja të tregtisë në Shqipëri,  projektligjin “Për dhomat e Tregtisë dhe Industrisë”.
Kjo seancë dëgjimore ishte një mundësi  për dhomat e biznesit  për të shpjeguar drejtpërdrejtë strukturimin dhe funksionimin e tyre dhe të argumentonin me shembuj konkretë që prej 25 vitesh këto dhoma kanë shërbyer si ambasadorë të biznesit brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Deputetët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese pasi dëgjuan argumentet e përfaqësueseve të Dhomave të Tregtisë vendase dhe të huaja, u shprehen se ky projekt ligj ka nevojë për përmirësim të kuadrit ligjor dhe konceptual si dhe një diskutim shume më të gjerë me grupet e interesit pasi efektet e këtij projekt ligji mund të favorizojnë ndër të tjera konkurrencën e padrejtë dhe rrjedhimisht kërkon me shume kohë.
Ky sukses u arrit falë mbështetjes dhe koherencës së gjithë përfaqësuesve te biznesit te cilët u mblodhën dy ditë më parë në datën 16. 02. 2016 në një tryezë konsultimi mbi projekt ligjin, organizuar nga Dhoma Britanike e Tregtisë, duke  shprehur shqetësimet e tyre mbi efektet e projektligjit .
Sensibilizimi vazhdon deri në miratimin e  një drafti gjithëpërfshirës i cili mbështet zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë në vend dhe siguron moscenimin e  performancës së Shqipërisë si destinacion për investimet e huaja.
dhoma britanike e tregetise

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...