Partia Demokratike kallëzoi sot penalisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e paligjshëm brenda Parkut të Liqenit të Tiranës.
Me objekt; shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm, sot Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, depozitoi në prokurori kallëzimin penal ndaj Veliajt.
“Sapo dorëzuam në Prokurori një kallëzim penal për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për shpërdorim detyre, për ndërtim të paligjshëm dhe për shkatërrim të pronës publike. Siç jeni në dijeni, dje qytetarët e Tiranës në dy aksione të ndryshme e kanë shkatërruar dhe e kanë hedhur poshtë ndërtimin e paligjshëm që kërkon të bëjë kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj në një zonë të mbrojtur, në një zonë e cila është kategorikisht e mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet, siç është Parku i liqenit të Tiranës. Siç e dini, ndërhyrja aty bëhet për interesa të pastra korruptive dhe klienteliste të kryebashkiakut të Tiranës i cili me pretekstin që kërkon të ndërtojë park lojërash për fëmijët do bëjë edhe një lokal për klientët e vet e më pas do ti ndryshojë destinacionin parkut të Tiranës që të ketë mundësi të ndërtojë ashtu siç ka miratuar edhe planin për hyrjen e parkut që të ndërtojë në të pallate shumëkatëshe”, tha Salianji.
Ndërkohë në debatin për parkun e fëmijëve në zemrën e parkut të liqenit është përfshirë edhe Kryeministri Rama. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai thotë se po prishen nga një forcë politike punët publike.
“Kjo eshte ç’eshte parti politike qe nis rrugeve grupe per te prishur forcerisht punet publike! Ngushellime te sinqerta votuesve te saj pafaj”, poston Rama.
Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ka deklaruar se nuk do të priten pemët ndërkohë që projekti është mbajtur fshehur edhe nga këshilli bashkiak i Tiranës.
Sot kryetari Veliaj inspektoi fillimin punimeve për unazëne vogël të Tiranës, ndërsa premtoi se fill pas përfundimit të saj do të nisin punimet për sheshin Skënderbej, ndryshe vite të tjera plot pluhur për qytetarët e Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/