MASKAT/I grabitin 10 mijë euro në mes të Tiranës

Shares

Disa persona arritën të grabisin sot në mëngjes të paktën 10 mijë euro një qytetari në vendin e quajtur Xhamlliku në Tiranë. Disa vetë njëherësh të mbuluar me maska kanë goditur me grushte shtetasin A. D. dhe i kanë marrë sasinë madhe të lekëve

Dyshohet se autorët janë larguar me mjetin tip “Golf”.

Shtetasi A. D. ndodhej në rrugën “Ali Baushi” në banesën e shtetasit E. T. për të marr shumën prej 10.000 euro, shumë të cilën ja kishte dhënë borxh para disa kohësh.

Pak çaste pasi ka dalë nga banesa e shtetasit E. T., personat e maskuar i kanë marrë shumën monetare.

Pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli, si dhe është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët.

Shtetasi i dëmtuar A.D. është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve në vijim të sloganit po bëjmë shtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...