Lista e çuditshme e Majkos në Prishtinë

Shares

Ish-Kryeministri i Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë, Pandeli Majko ka uruar sot me një postim 8 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shoqëruar edhe me foton sipër.

Por ajo që bie në sy është rendi që ka vendosur në listën e tij për tu përshëndetur në këtë ditë të rëndësishme. Lista fillon me Llavdrovcët, heronj të Kosovës dhe përfundon me nipin e tij Piro që jeton në Prishtinë.

Urimi i Majkos:

“Gëzuar Kosovë ditën e Pavarësisë! Ditë e bukur për tu kujtuar. Ditë e vështirë, sot, për tu festuar. Ktheni kokën nga errësira nga e cila erdhët për të kuptuar më mirë të tashmen.

Gëzuar nga zemra të gjithë Jasharëve, ata që janë mbi e nën tokën e Kosovës. Gëzuar Lladrovcëve dhe Haradinajve. Gëzuar Hashim. Gëzuar Albin. Gëzuar Ibrahim Rugova. Gëzuar Rexhep Qosja. Gëzuar Kryeministër. Gëzuar Presidente.

Gëzuar Piro, nipi im prishtinas.

Ju përshendes e ju përqafoj nga Tirana. Festoni, protestoni, kujtoni dhe ëndëroni, për më shumë… 17 shkurt 2016”, shkruan Majko.

Ish-Kryeministri Majko është një figurë popullore në Kosovë. Kohët e fundit ai ka aplikuar për shtetësinë kosovare dhe ëndërron të jetë një ditë Presidenti i Kosovës dhe i Shqipërisë të bashkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...