Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Besnik Aliaj braktisi emisionin Opinion mbrëmë pas një debati që kishte me zëvëndëskryeministrin Peleshi dhe nënkryetarin e Bashkisë, Mazniku.
Gjatë debatit zv.kryeministri Niko Peleshi i kujtoi Aliajt se ai si arkitekt ka fituar disa tendera nga qeveria e majtë dhe e pyeti nëse ka paguar rryshfet për to.
Në përgjigje të kësaj deklarate Aliaj u shpreh se ishte i gatshëm të mbronte projektet e tij.
Më pas debati i nxeh edhe më shumë kur Arber Mazniku prezantoi projektin në qendër të parkut. “Beni cfare te doni, une voton pa asnje lloj emocioni, pa asnje lloj kompeksi kunder vjedhjes se kafshimit te nje pjese tjeter te parkut dhe ne menyre demonstrative une largohem nga emisioni. E bej sepse kam detyrim ndaj qytetareve dhe mendoj se kjo eshte vepra e fundit per te shkaterruar ate cope parku qe ka mbetur”, tha Aliaj duke u larguar nha emisioni. Fevziu nuk vijoi ta ftonte te qëndronte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












