Bujar Nishani pret Presidenten e Maltës

Bujar Nishani pret Presidenten e Maltës

118
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot Presidenten e Republikës së Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca. Gjatë takimit të zhvilluar mes dy Presidentëve, një vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të integrimit evropian të Shqipërisë si dhe forcimit e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

maltezja

Presidentja e Maltës konfirmoi se në kuadrin e prezencës malteze në trion aktuale të Presidencës së Bashkimit Evropian, si dhe marrjes së kësaj presidence në 6-mujorin e parë të vitit të ardhshëm, Malta do të japë mbështetjen maksimale për afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor me Unionin.

Të dy presidentët konfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë për të nxitur Qeveritë dhe institucionet e të dy vendeve për të evidentuar dhe eksploruar më mirë burimet natyrore dhe njerëzore në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomiko-tregtare në dobi të qytetarëve të të dy vendeve, por edhe të rajonit të Mesdheut ku të dy vendet bëjnë pjesë.

Në fund të takimit, Presidentët e të dy shteteve dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

maltezja1

Presidenti Nishani tha në fjalën e tij se u vlerësua në takim që qeveritë dhe institucionet e të dy vendeve tona të evidentojnë dhe eksplorojnë më mirë burimet natyrore e njerëzore në funksion të rritjes së shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve por edhe të rajonit të Mesdheut, ku bëjmë pjesë.

E sigurova Presidenten dhe delegacionin e saj se bizneset malteze do të jenë shumë të mirëpritura në Shqipëri dhe se do të gjejnë mbështetjen e duhur të institucioneve shqiptare, tha Presidenti Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY