Vasil Biba ishte dënuar për dy vepra penale, atë të mospagimit të taksave dhe tjetra e mashtrimit. Për të dy veprat, ai ishte dënuar me dy vjet burg, por për shkak të gjykimit në gjendje të lirë ishte fshehur dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
Ai po hetohej edhe për disa kontrata fiktive në shitjen e disa apartamenteve në Tiranë.
Për Vasil Bibën dhe të shoqen e tij, ka një kallëzim penal në polici, të depozituar në muajin shkurt të vitit të shkuar, ku kallëzohen nga një qytetar për mashtrim.
Vasil Biba ishte prezantuar si shitës apartamentesh dhe e kishte bindur qytetarin t’i jepte 25 mijë euro paradhënie për një apartament që kushtonte 80 mijë euro.
Pallati ku do të “blihej” apartamenti ishte ende në ndërtim e sipër. Qytetari i dha 25 mijë euro Bibës, por ky i fundit nisi që të mos përgjigjej më në telefon, duke ndërruar numrat e telefonit.
I ndodhur në këto kushte, qytetari bëri kallëzimin ndaj Bibës dhe të shoqes së tij, në shkurt të vitit 2015.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














