Presidenca ka reaguar sot, lidhur me deklaratat e një nate më parë të kryeministrit Edi Rama për takimin e Presidentit Bujar Nishani Republikës me Sekretarin e Shtetit, John Kerry në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Nëpërmjet një komunikimi me mediat, këshilltarja Brikena Arapaj ka dënuar “deklaratën e papërgjegjshme” të kryeministrit Edi Rama.
Duke sqaruar se ka qenë “kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri” si dhe duke e vlerësuar këtë kërkesë si “një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani”, Presidenca i ka kërkuar kryeministrit “të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së” .
Deklarata e plotë e Presidencës

Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani.
I kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FOTO SHËNIM/ Kur Edi Rama bënte “shefin e protokollit” në pritjen e Papa Franceskut
/web/FOTO_SH_NIM_Kur_Edi_Rama_bente_shefin_e_protokollit_ne_pritjen_e_Papa_Franceskut_14297_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












