Shefi i opozitës, Lulzim Basha ka reagur lidhur me sponsorizmin politik të Kryeministrti për kryetarin me rekorde kriminale të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
“Edi Rama krah per krah me Roshin e Kavajes, nje nga subjektet kryesore te dekriminalizimit, duke sfiduar nderkombetaret dhe ligjin e miratuar.
Pas vizites dhe mesazheve te sekretarit Kerry, po i jep gajret nje nga nje personave me rekorde kriminale te promovuar prej tij qe ti perdore perseri.
Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit do te mbylle cdo penxhere dhe vrime per ta dhe shefin e tyre”, shkruan Basha në murin e tij në Facebook.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, Elvis Roshi duhet të japë menjëherë dorëheqje si kryetar bashkie.
Pritet që takimi tjetër i Ramës të jetë në Krujë, ku një tjetër kryetar bashkie ka nevojë për gajret.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












