Kryeministri Edi Rama e pati të lehtë të shmangte takimin e John Kerryt me Ilir Metën, sepse vetë zyrtari amerikan, si shumë raste të tjera pararendës, këtu apo në SHBA, e kanë bërë këtë. Por me Presidentin Bujar Nishani nuk i eci…
Dhe çfarë bën tani…?!
Lëshon batuta fyese për takimin Nishani – Kerry.
Kaq i ka mbetur të bëjë…!
Por harron se ajo që pështyn lart, i bie edhe vetë në surrat…
“Për hir të së vërtetës, nuk do të kisha dashur që presidentin tim ta shoh si shef protokolli. Ndërkohë që kur sekretari i shtetit erdhi në kryeministri ishte shefi i protokollit”, u shpreh Rama dje për Rudina Xhungën, në emisionin e saj në “Vizion” TV.
Por, ajo që secili mban mend, të rikujtuara edhe me këto foto, tregojnë se vetë Edi Rama, jo më larg se shtatori i vitit 2014, kishte bërë vetë “shefin e protokollit”, kur ai priti Papa Franceskun te shkallët e aeroplanit. Jo vetëm kaq, por Edi Rama nuk e ndau të bërit “e shefit të protokollit” edhe kur e përcolli Papa Franceskun…

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












