Pamje nga nje pjese e municionit te kapur ne Elbasan
Policia e Elbasanit ka zbuluar një sasi minicioni luftarak si dhe ka prangosur dy persona. U sekuestruan 2500 fishekë pistolete, 1000 fishekë automatiku, 13 granata dore ofensive, 17 granata dore difensive, 30 copë ndezës metalike, 3 krëhëra automatiku, si dhe 1 kg Cannabis Sattiva, 65 400 lekë (të reja), 500 Euro dhe 1000 dinarë
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Ferit Haxhihyseni, 36 vjeç, banues në Elbasan.
2. Astrit Koshi, 43 vjeç, banues në Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 2500 copë fishekë pistolete
• 1000 copë fishekë automatiku
• 13 granata dore ofensive
• 17 granata dore difensive
• 30 copë ndezës metalike
• 3 krëhëra automatiku kallashnikov
• 1 kg Cannabis Sattiva
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë të dy shtetasve, u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• 65400 lekë (të reja)
• 500 Euro
• 1000 Dinarë
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 278/a , 278/4 dhe 283/ 2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













