Nafta, biznes fitimprures ne zonat kufitare me Shqiperine

Shares

Shqipëtarët po paguajnë një litër naftë me një vlerë tre herë më të madhe se vlera e saj e tregut për shkak se ndërsa ka rënë çmimi i saj, ngarkesa fiskale është po ajo.

Rënia e naftës në tregjet ndërkombëtare ka bërë që çmimi i një litri që futet në portet shqiptare, të jetë 35 lekë. Ndërsa detyrimet që i paguajmë shtetit përmes naftës, mbeten 90 lek për një litër.

Shumë biznese po importojnë vetë naftë ndërkohë që mijëra individë furnizohen cdo ditë në pikat e karburanteve afër kufirit në vendet fqinjë.

Javët e fundit është shtuar edhe kontrabanda e naftës. Policia ka arrestuar në disa raste persona q kryenin transport të paligjshëm të naftës në sasi të vogla nga vendet fqinje drejt Shqipërisë për ta shitur më pas nip pikat e karburanteve apo në individë me një cmim shumë më favorizues se sa tregu.

Në listën e çmimeve të naftës në botë, Shqipëria ka të njëjtën vlerë me Holandën, ndërsa është shumë mbrapa vendeve fqinjë si Maqedonia, e cila e tregton me 90 lek/ litrin, Mali i Zi me 100 lek, Serbia me 105 lek e Kosova me 85 lek.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...