Është e mundur që së shpejti Pandeli Majko të emërohet ministër në kabinetin qeveritar të Edi Ramës.
Të paktën kështu konsiderohet prania e zyrtarit të lartë të PS-së në takimet që kryeministri Rama zhvilloi me Sekretarin e Shtetit, Kerri.
Majko ishte në krah të Ramës duke zhvendosur me një karrige ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Takimi ishte qeveritar dhe jo partiak. Por edhe nëse do të ishte kështu Majko nuk ka ndonjë post të lartë në parti në raport me të tjerët që janë në kryesinë e PS-së dhe deputetë.
Vetë Rama ka lajmëruar që do të ketë ndryshime në qeveri pas dështimeve në ekonomi, luftën kundër korrupsionit dhe mbledhjen e të ardhurave. Ministrat e Ramës janë përfshirë në shumë skandale ndërsa disa prej tyre janë edhe të paaftë.
Me këtë kompozim që qeveria ka aktualisht Rama e ka shumë të vështirë të arrijë në kompromise të forta me opozitën për reformën në drejtësi apo reformën zgjedhore. Vetëm pak ditë më parë në prag të vizitës së Sekretarit Kerri, qeveria dështoi të merrte mbështetjen e opozitës për Byronë Kombëtare të Hetimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












