Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke folur për bisedën 35 minutëshe me Kerrin tha se ai preku korrupsionin si një problem të madh dhe njohu si arritje të PD-së në fakt të vetmin sukses të refromës, ligjin për dekriminalizimin.
Për kryedemokratin Basha, qeveria është duke gënjyer për projektin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi opozita nuk ka dhënë dakordësi të plotë për projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ai shton se për ngritjen e këtij institucioni që do të hetojë korrupsionin në radhët e zyrtarëve të lartë, është rënë dakord vetëm parimisht.
Basha shprehet gjatë intervistës se qëndrimi i opozitës për reformën në drejtësi është i njëjtë, nuk ka reformë në drejtësi pa konsensus sipas parimeve ët Komisionit të Venecias.
Ai ka deklaruar gjatë një interviste për emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja kundërpërgjigje ndaj një qeveria që sipas tij është e korruptuar dhe që e ka zhytur vendin në varfëri.
Strehimi i muxhahedinëve në vendin tonë, është një hap pozitiv sipas Bashës. Ai thekson se për zhvendosjen e tyre në Shqipëri është arritur marrëveshja me SHBA-në që në kohën e qeverisë së djathtë që drejtohej nga Sali Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












