Familljarët nuk e kanë identifikuar kufomën si të Enver Stafukës vetëm me kqyrje për shkak se ajo ishte e transformuar pothuajse tërësisht. Mësohet se mjekësia ligjore do të kryejë veprime të tjera për të gjetur identitetin e vërtetë të kufomës se një mashkulli ekzekutimi i të cilit përkon në kohë me marrjen peng të Enver Stafukës.
Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt të vitit të shkuar pranë një pike karburanti. Ai ka qenë i përfshirë në atentatin që iu bë kryekomisarit Dritan Lamaj pasi kishte blerë makinën me të cilën ishte kryer atentati.
Kufoma u gjetur në Dajt u zbulua nga një qeni i një bariu të zonës.
Sipas policisë ai është i seksit mashkull, mosha 35-40 vjeç dhe është vrarë me dy plumba në kokë e zemër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












