Ministria e Mbrojtjes ka anuluar tenderin për shitjen e 40 avioneve dhe helikopterëve luftarakë në rezervë i cili do të zhvillohej më 22 shkurt të këtij viti.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, tenderi u anulua pas rritjes së madhe të interesit për avionët fill pas publikimit të ankandit në mediat ndërkombëtare.
Në fakt Ministria e Mbrojtjes vendosi një cmim për avionët Mig dhjetë herë të më ulët se tregu ndërkombëtar, tre herë më të vogël se sa vet ministria e Mbrojtje snë një ankand të ngjashëm tre vjet më parë.
Ministrja Kodheli kishte hedhur në shitje avionë MIG 21 me vlerë prej 1.9 milionë lekësh ose ndryshe 15 mijë dollarë ndërkohë tregu ndërkombëtar ka një vlerë që shkon nga 150 mijë dollar deri në 185 mijë dollar.
Seritë më të vjetra të Mig 21 janë më të shtrenjta se ato të rejat.
Droni.al publikoi disa shkrime lidhur me këtë tender duke naviguar edhe tregun ndërkombëtar të avionëve të njëjtë prej ku zbuloi se shuma e vendosur për avionët shqiptarë ishte qesharake. Më së paku ishte paaftësi i stafit të zonjës Kodheli dhe më së shumti një tentativë për korrupsion në përmasa të mëdha.
Për më shumë lexoni: /web/SKANDALI_DOKUMENTI_Kodheli_shet_MIG_10_here_me_lire_se_tregu_nderkombetar_13720_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














