Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë me datën 14 shkurt do të pritet në aeroportin e Rinasit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me të cilin do të realizojë dhe një takim në ambientet e këtij aeroporti.
E konfirmuar prej ditësh kjo vizitë, është mbajtur e fshehur në axhentë takimi i tij me Nr. 1 të shtetit shqiptar.
Ata që e kanë bërë këtë, ndoshta kanë menduar të mos bëjnë xheloz Ilir Metën, i cili të paktën deri tani, është i anashkaluar nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan.
Pjesë të axhentës së Sekretarit Kerry, janë edhe takimet me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.
Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












