Saimir Tahiri kapet në rrenë

Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përgenjështrua në intervistë e sipër nga PD pasi deklaroi se nuk ka patur diskutime rreth faktit nëse drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të caktohet nga ministri i Brendshëm dhe se drafti ishte dakordësuar vetëm tri ditë më parë, të hënën.
“PD nuk e ka shfaqur kurrë dyshimin apo kundërshtimin që do ta emëroja unë drejtorin. Ka kërkuar vetëm që emërtesën time ta konfirmojë me shkrim Prokurori i Përgjithshëm dhe nuk u diskutua asnjëherë nëse do të jetë emërtesë e ministrit të Brendshëm apo jo”, tha ministri Tahiri në intervistë me gazetarin Sokol Balla.

Deklaratës së Saimir Tahirit në Top Story, ku tha se drafti i Byrosë u konsultua për herë të fundit të hënën iu përgjigj përmes një reagimi Partia Demokratike.

Në reagimin e vet, opozita thotë se me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve është dakortësuar për draftin sipas rekomandimit numër 90 të Komisionit të Venecias.

“Data 23 dhjetor është dita e fundit që Partia Demokratike ka komunikuar me SHBA-të për Byronë. Në këtë takim është dakortësuar që drafti i BKH duhet të reflektojë rekomandimin 90 të Komisionit të Venecias”, thuhet në reagimin e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...