RRESHEN/Shkarkohet nga puna pasi djemtë nuk votuan

Shares

Në foto, edukatorja e larguar nga puna, Dava Kola

Administratorja, Flora Jushi ka pushuar nga puna përgjegjësen e çerdhes, Dava Kola për shkak se bijtë e saj nuk votua në zgjedhjet lokale.

Një bisedë e regjistruar mes administratores dhe Davës së larguar nga puna për arsye politike e ka transmetuar Fiks Fare.

Biseda mes ish-përgjegjëses së çerdhes dhe administratores së Rubikut:

Dava Kola -Sa herë të ndërrohen pushtetarët, vu njena lagje, vu tjetra… Tashti … dhe e fundit fare, që unë nuk e kam prit prej teje… Jo , jo , jo nuk e kam prit…

Flora Jushi– Po prit moj ta tregoj se ti se din se ça du me than… Se Endrini jot s’ka ardh hiç me votu sivjet… A kujton se unë e di që kalamajt s’kanë ardh me votu?

Dava Kola-Po

Flora Jushi – Po atëherë pra? Nuk je tu më kuptu… Sivjet more sivjet… Po djali jot, unë 99 % do të hap listat, nuk ka votu hiç mor… S’ka ardh njëri prej djemve të tuj.. Po s’ka ardh pra dhe pse me të fut unë këtu ty? Kur janë ma socialiste se ty… Unë hala nuk kam shku kund me than…

Dava Kola-Të tjetër shtojnë, unë s’di gja…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...