Itali, kërcënimi i rrallë i shqiptari: Jam burri i dashnores tënde, më jep 50 mijë euro ose të vrava

Shares

Policia italiane ka arrestuar në Romë një 45 vjeçar me origjinë shqiptare, i cili shtirej sikur ishte burri i një gruaje me të cilën një tregtar roman, 31 vjeç kishte marrëdhënie intime.
Shqiptari i ka kërkuar 50 mijë euro që të hesht, në të kundërt ai do ta vriste, raporton “Jeta osh qef”.
Mediat italiane shkruajnë se kërcënuesi ka përdorur emër të rremë dhe se i ka thënë tregtarit se i përkiste një grupi të rrezikshëm kriminal shqiptar.
Tregtari i ndjerë i frikësuar ka raportuar gjithçka në polici dhe me ndihmën e saj kanë sajuar një takim me shqiptarin për t’i dhënë një pjesë të parave të kërkuara. Menjëherë pas dorëzimit të parave policia e ka arrestuar 45 vjeçarin.
Paratë i janë kthyer viktimës, ndërsa shantazhisti është dërguar në burgun e Rebbia-s për t’u gjykuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...