Qëndrimet e ndryshme brenda LSI, të shfaqura nga deputetët e LSI-së gjatë daljeve publike, apo edhe ministrave të saj në mbledhje qeverie, kanë marrë fund. Kreu i kësaj partie, Ilri Meta “ka vënë veton”, duke deklaruar sot se qëndrimin zyrtar të LSI-së e mban ai vetë ose kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili.
“Tani besoj dhe shpresoj të ketë mbërritur drafti në Kuvend dhe të fillojmë menjëherë procedurat. Të nisë sa më shpejt nga puna, nuk shoh asnjë problem, nuk shoh asnjë shqetësim. Sa herë që dikush nuk ka qejf të bëjë diçka, thotë e pengon LSI. Ne e kemi votuar Byronë e Hetimit në Kuvend, e kemi hetuar edhe dje. Do të votojmë çdo reformë që i shërben transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Opinionet që mund të japë një deputet apo një përfaqësues këtu apo atje, janë mjete të komunikimit demokrat. Ne nuk i ndalojmë deputetët. Qëndrimet bazë të LSI sa i takon reformave të mëdha, i mban kryetari i saj dhe kryetari i grupit parlamentar. 19 votat tona do të jenë për reformat, me kusht që të jenë të certifikuara nga partnerët ndërkombëtarë. Brenda pranverës do përmbyllim reformën në drejtësi. Të gjithë aktorët politikë mbështesin reformën në drejtësi, se pajtohen me faktin që ka nevojë për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Ilir Meta sot gjatë një konference shtypi të përbashkët me homologun slloven Milan Brglez.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












