HAKMARRJA PËR DREJTËSI/ Gjykata e Lartë cakton Kolegjin Penal

HAKMARRJA PËR DREJTËSI/ Gjykata e Lartë cakton Kolegjin Penal

111
0
Shares

Gjykata e Lartë ka Kolegjin Penal që do të rigjykojë organizatën Hakmarrja për Drejtësi.
Për shkak se kjo çështje është gjykuar vite më parë nga kjo gjykatë, nuk arrihej të plotësohej pesëshja e  anëtarëve të Kolegjit, pasi shumë nga anëtarët aktualë të dikasterit kishin marrë pjesë në gjykimin e mëparshëm të kësaj çështjeje.
Pas shortit të hedhur këtë të enjte janë përzgjedhur gjyqtarët Artan Zeneli, Andi Celiku, Aleksandër Muskaj, Shkëlzen Selimi dhe Guxim Zenelaj, si 5 gjyqtarët që do të gjykojnë dosjen “Hakmarrja për drejtësi”.
Pas plotësimit të kolegjit penal, është caktuar data 24 shkurt, kur pritet të rinisë gjykimi ndaj 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale.
Hakmarrja për Drejtësi akuzohet për dhjetëra krime, si vrasje dhe grabitje të kryera kryesisht gjatë viteve 1992-1996.
Çështjen u kthye për rigjykim në instancën më të lartë gjyqësore Gjykata Kushtetuese, pas padisë së bërë nga i akuzuari kryesor i këtij grupi, Orik Shyti, i cili u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY